Video: CNN, kronikë për Kombëtaren e Koosvës

Televizioni amerikan CNN i ka kushtue vëmendje të veçantë ndeshjes së sotme të Kosovës në futboll, e cila në Shkodër ka me luejt me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për botnorin ‘Rusia 2018’.

Me nji përshkrim të shkurtë për Kosovën e pranueme në UEFA e FIFA këtë vit, televizioni prestigjioz deklaron se shumë fëmi kosovarë janë rritë me andrrën që të luejnë në ndeshje të tilla kualifikuese, raporton lajmi.net.

Por, prezentuesja rikujton se kjo andërr ishte e parealizueshme për aq kohë sa UEFA E FIFA nuk e kishin pranue vendin që të bahet pjesë e tyne.

Sidoqoftë, ma tej theksohet se pamvarësisht tanave, Kosova të Ejten ka me luejt në ‘shtëpi’ për herë të parë ndeshjen kualifikuese për botnor, raporton lajmi.net.