Video e kthyeme në ‘hit’: Vogëlushi i lutet Messit: Mos ik nga shpia jote!

Lutjeve të shumta të tifozëve të Argjentinës, që kërkojnë qëndrimin e kapitenit të ekipit të tyne kombëtar, Lionel Messi, i asht bashkue edhe nji djalosh.

Nji video e tij asht publikue nji ditë ma parë në rrjetet sociale, ku djaloshi i lutet Messit mos me u largue nga kombëtarja.

“Messi jam Piero, due me të thanë se edhe pse humbe penalltinë, je ma i miri në botë… Messi mos ik nga shpia jote”, shprehet vogëlushi në video.

Argjentinasja La Nacion shkruen se, nëse edhe kjo lutje e  Pieros nuk e bind Messin, atëherë asgja tjetër s’ka për me bindë.

Mbas humbjes me penallti të Argjentinës me Kilin në finalen e “Copa America Centenario”, Messi, i cili humbi edhe 11-metërshin e parë për “La Albiceleste”, deklaroi se ka me u tërhekë nga kombëtarja, mbas kësaj ndeshje.