Video: Ekipi i AIK në Suedi ka ba nji gja interesante

Në vend të maskotave tradicionale që përfaqësohen nga fëmitë, në Ligën suedeze të futbollit këtë herë në krah të lojtarëve kishte vend për disa njerëz të tjerë specialë.

Ekipi i AIK Solna provoi nji iniciativë të re në ndeshjen ndaj Gefle, tue i dhanë mundësinë të zbresin në fushë, anëtarët ma të vjetër të tifozëve.

Binte në sy mbi të gjithë pensionistët e tjerë, ish presidenti i UEFA’s Lenart Johanson, që mban dhe titullin president nderi i AIK.

Ideja ishte pjesë e nji fushate të lansueme nga ekipi nordik për bileta në stadium me çmime të lira dhe transport falas të personave në moshë të shtyeme, nga azilet e pleqve deri në qendrat sportive.

“Ka shumë prej nesh që kanë jetue gjatë tanë kohës me ngjyrat e AIK Solna, dhe për nji motiv apo tjetër nuk mund të shkojnë në stadium në ditët e sotme. Kjo nuk don me thanë që ata e kanë harrue ekipin, por e kanë të vështirë të lëvizin” tha ish-presidenti i UEFA’s, Lenart Johanson.