Video: Emocionuese, Nadal nderpren lojën, mbasi nji fëmi kishte humbë

Teniseri spanjoll, Rafael Nadal kishte hasë në nji moment emocionues gjatë ndeshjes miqësore ndaj legjendës McEnroe.

Nji çikë e vogël kishte humbë në stadiumin ku po zhvillohej kjo ndeshje, derisa nana e saj ishte tue bërtitë me za të naltë emnin e saj. Kur, Nadal e kuptoi këtë dhe ai ndaloi lojën derisa nana e gjeti çikën e saj.

Ky ishte moment emocionues në stadium, ku ma së keqi e përjetoi legjenda McEnroe, i cili filloi të qante.