Video: Eurosport parashikon rezultatin e ndeshjes Shqipni-Spanjë

Eurosport përmes nji “highlights”, nji video loje të montueme ka parashikue rezultatin e mundshëm të ndeshjes Shqipni-Spanjë.

Simbas tij, dueli ka me u mbyllë me fitoren minimale 1-0 të “La Roja”, teksa gollin e shënon David Silva.

Bekim Balaj humbë nji mundësi të mirë shënimi, ndërkohë që pak minuta ma vonë David Silva merr nji top mjaft të mirë nga e majta tue e dërgue topin në rrjetë.

Ndoshta ky nuk asht rezultati që na presim, por ndaj Spanjës edhe nji humbje minimale asht arritje.