Video: Fitorja e katërt për Liveproolin, a ka kush me i ndalë!

Liverpooli ka shenue fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier. Viktimë e The Reds ishte skuadra e Swansea, që u mposht në shtëpi me rezultat 2-1.

Swansea e nisi dukshëm më mirë takimin, kur në minutën e tetë Fer kaloi vendasit në epërsi (8’).

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, teksa Liverpooli dominoi fuqishëm në fillim të pjesës së dytë.

Nji goll të bukur shenoi Firmino në minutën e 54 për me barazue në 1-1.

Tentimet e Liverpoolit për me shenue nji tjetër fitore me randësi nuk u ndalën, dhe nji penalti të akordueme në minutën e 83’të, e konkretizoi me gjakftohtësi James Milner për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me fitoren e katërt radhazi, Liverpooli ka 16 pikë në vendin e dytë, dy pikë ma pak se Manchester City që të Diellën i shkon Tottenhamit në White Hart Lane.