Video: Golli i bukur i Gashit në garë për ma të mirin

Futbollisti i kombëtares së Shqipnisë të futbollit, Shkëlzen Gashi, asht klasifikue nga Liga e Futbollit Amerikan (MLS) si nji nga pretendentët për me fitue çmimin e gollit ma të bukur të javës.

Shkëlzen Gashi arriti me kalue në avantazh Coloradon në takimin e zhvilluem ndaj LA Galaxy në minutën e 51’të, por golli i kosovarit nuk mjaftoi për fitoren e Colorados mbasi shifrat u barazuen 11 minuta ma vonë nga vendasit për rezultatin përfundimtar 1-1.