Video: Guardiola e mujti Mourinhon edhe n’Angli

Pep Guardiola ka fitue sërish ndaj Jose Mourinhos tue ju kthye në nji problem shumë serioz. United asht mposhtë 1-2 në “Old traford” nga City në derbin e Manchester, ku të tre gollat u shënuen në pjesën e parë.

Ishte talenti belg Kevin De Bryne i cili realizoi gollin e parë, mandej Ihenacho ka dyfishue rezultatin. Në minutën e fundit të pjesës së parë Ibrahimovich ka shkurtue diferencën me nji goll të bukur.