Video: Kqyreni çka ban me tifozët në Holandë përforcimi i Kosovës, Arbër Zeneli

Arbër Zeneli asht nji prumje e madhe e Kosovës. Nji aset edhe për të ardhmen. Mesfushori anësor, të Shtunën u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren 1-0 të Heerenveenit ndaj Zwolles, në kuadër të elitës së futbollit holandez.

Edhe pse nuk shënoi goll, ai me driblimet e tij, depërtimet nga e majta, bani që të marrë këtë epitet.

Mbas ndeshjes, nji grup prej qindra tifozësh qëndruen disa minuta në stadium, tue pritë Zenelin të dalë nga zhveshtorja.

21-vjeçari ua plotësoi dëshirën dhe për disa sekonda e luejti rolin e udhëheqësit të tyne, kurse tifozët nisën të brohoritnin ‘Arbër Zeneli, Arbër Zeneli’.

Arbëri katër ditë ma parë la Suedinë për Përfaqësuesen e vendlindjes së vet, Kosovën.