Video: Kqyreni dramën në lojën Hungari-Zvicër

Kombëtarja e Zvicrës ka shënue fitore të meritueme 3:2 kundër Hungarisë në udhëtim, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Zvicra dy herë ka kalue n’epërsi me gollat e Seferovic dhe Rodriguez, por Hungaria asht përgjigjë me anë të sulmuesit Szalai.

Por, kur pritej që ndeshja të përfundonte baraz, në skenë doli Stoker, që shënoi gollin e tretë dhe të fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt.