Video: Kroatët vlersojnë maksimalisht Kosovën

Mediat kroate kanë shkrue për debutimin e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botnor.

“Index” e ka ba nji tekst të zgjanuem, me foto dhe video nga ndeshja e zhvillueme në Finlandë

“Ekipi ma i ri në skenën botnore të futbollit ka deshmue se asht nji ekip serioz që e di çka dëshiron, nji ekip edhe pse i përket ekipeve të dobëta, asht jashtëzakonisht ma i mirë se Andorra, San Marino apo Lihtenshtajni”.

“Kosovarët që kanë ekipin ma të ri, edhe pse debutues në skenën e madhe ndërkombëtare, kanë luejt nji ndeshje shumë të mirë dhe të sigurt, tue ia vështirësue punën finlandezëve”.

Në fund, nji koment për atmosferën që mbretnoi mbramë në Kosovë.

“Kosovarët kanë pasë nji mbështetje të madhe nga mija tifozë në Finlandë. Barazimi historik shkaktoi entuziazëm të madhe në tanë Kosovën. Në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë, mbramë nuk kishte gjumë”

.