Video: Lojtari ma i ri i Juventusit mbërrin në Itali

Talenti kroat Marko Pjaca gjendet në qendrën mjekësore ‘JMedical’ për me i krye testet mjekësore.

21-vjeçari asht bashkue me Juventusin, edhe pse kishte oferta nga shumë ekipe të mëdha europiane.

Pjaca ka me nënshkrue kontratë për pesë vite me kampionët aktualë me nji pagë 2 milionë euro në sezon.

Ky asht transferimi i katërt për Zojën e Vjetër mbas Dani Alves, Madhi Benatina e Miralem Pjanic.