Video: Neymar shënoi gollin e 300 në karrierë

Neymar e ka shënue gollin e 300’të në karrierë mbramë ndaj Bolivisë në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës.

Këtë goll, Neymar e shënoi për Brazilin, ndërsa konkretisht ishte golli i tij i 49’të për seniorët e Kombëtares së Brazilit.

Braziliani ka shënue 18 golla për të rijt e Brazilit, teksa për Barcelonan ka shënue 95 dhe për Santosin 138 golla.