Video: Pamjet kur policët e pshtojnë Arkanin nga sulmi i tifozëve të Novi Sad më 1993

Në vitin 1993 asht regjistrue nji nga skandalet ma të mëdha në futbollin serb, pjesë e së cilit ishin edhe ekipet kosovare.

Kurir ka risjellë pamje të nji ndeshje të ligës së dytë, mes Novi Pazarit dhe Prishtinës.

Në këtë ndeshje asht regjistrue nji nga skandalet ma të mëdha në futboll, shkruan Kurir

Ishte krimineli serb, Zeljko Raznatovic Arkan, që asht sulmue nga tifozët e Novi Pazarit mbas ndeshjes, dhe ma së keqes i ka pshtue vetëm mbas intervenimit të forcave të shumta policore.

Kujtojmë se në atë kohë, mbas largimit të dhunshëm të shqiptarëve, Prishtina kishte ra në duert e Arkanit, i cili edhe cilësohej president i ekipit prishtinas nga serbët.