Video: Plisat ndezin atmosferën në Liechtenstein me flamurin kuq e zi

Tifo-grupi ma i famshëm i Prishtinës që ka udhëtue drejt Lihtenshtainit për me mbështetë kombëtaren kuqezi që ka me luejtë sot në mbramje ndaj perfaqësueses vendase.

Mbështetësit e zjarrtë të kuqezijve tanë kanë krijue nji atmosferë shumë të bukur në kryeqytetin e Lihtenshtainit, teksa në Vaduz kanë ngritë flamurin kuqezi të Shqipnisë me mbishkrimin e tifo-grupit të tyne.

Pritet që atmosfera sot me qenë e zjarrtë në stadiumin “Rheinpark Stadion”, teksa ka me pasë nji numër të madh tifozësh që kanë udhëtue për me mbështetë djemtë tanë.