Video: Ronaldo, i gatshëm për selfie edhe gjatë lojës

Cristiano Ronaldo pranoi që të bante nji selfie me nji tifoz që hyni në fushë, para se referi të jepte shejë për fillimin e pjesës së dytë në sfidën kualifikuese për Botnorin e 2018 që portugezët e zhvilluen në Ishujt Faroe.

Tifozi arriti të shmangte punëtorët e sigurisë dhe të shkonte te Ronaldo, i cili sapo kishte dalë nga tuneli. Ai i kërkoi të banin nji foto që Ronaldo pranoi. Kjo nuk asht hera e parë që Ronaldo pranon të bajë selfie me tifozët në fushë. Kjo, pothuejse ndodh përherë me kapitenin e Portugalisë.