Video: Skena prekëse: Futbollistët qajnë për sulmuesin…

Çfarë skenash prekëse në Alkmaar të Holandës.

Ekipi holandez po luente kundër irlandezëve të FC Dundalk për Europa League.

Por, në minutën e 60, sulmuesi Stijn Wuytens, 26 vjeç, godet topin me krye dhe shënon goll.

Megjithatë, ai u përplas edhe me mbrojtësin Gary Rogers, tue përfundue përtoke pa ndjenja.

Ajo që pasoi ishin minuta paniku dhe pasigurie.

3-94

Kolegët e tij nisën të qajnë në fushë, të tjerë nisën të luteshin për belgun.

Mbas pesë minutash atij i kthehet vetëdija dhe transportohet jashtë fushe.

Tensioni megjithatë mbeti i naltë, derisa erdhi lajmi lehtësues: Wuytens ka pësue goditje, por pa rrezik.

Ndeshja përfundoi barazim, por ky ishte lajmi i dytë i randësishëm i asaj nate.