Video: Sot 2 vjet Ballisti e bani “kahre” Serbinë!

Sot dy vjet Shqipnia ishte kundërshtar i Serbisë në stadiumin në Beograd.

Ismajl Morina i njohun si “Ballisti” u ba heroi i asaj nate.

Tifozi shqiptar e kishte projektue nji plan me të cilin arriti me ba “kahre” Serbinë.

Në fund të pjesës së parë, Ballisti e leshoi shqiponjën dy krenare mbi qiellin e Beogradit tue dridh secilin serb, të madh e të vogël.

Mbas këtij veprimi atdhetarë e patriotë u treguen edhe futbollistët tanë të cilët guxuen që para mija serbëve me mbrojtë simbolin tonë kombëtar.

Xhaka, Cana, Mavraj, Agolli, Berisha e shumë të tjerë i dolën zot shqiponjes përballë futbollistëve serbë që u ç’njerëzuen nga droni i Ballistit.

Mbas kësaj situate, gjyqtarët vendosën që ndeshja mos me vazhdue për shkak të situatës së pasigurtë në stadium.

Gjesti i Ballistit ja solli 3 pikë Shqipnisë që ishin vendimtare në kualifikimin e Shqipnisë në Kampionatin Europian.

Sot padrejtësisht Ballisti vazhdon të përballet me gjykatat në Shqipni të cilat për nji gja të vogël ja harruen disa të mira të mëdha.