Video të dhunës: Qe kush ishte lideri i tifozëve të Partizanit, që u egzekutue në Beograd!

Lideri i tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankovic u egzekutue nga nji kerr, ndërkohë që edhe vete ishte në nji mjet BMW. Atentati ndodhi mbramë vonë në, jo shumë larg nga portat e Burgut Qendror të Beogradit, dhe 29 vjeçari mbeti i vdekun në vend, ndërsa nji person tjetër asht plagosë. Ai thuhet se asht roje burgu.

Aleksandar Stankovic nga publiku serb u ba i njohun mbas sulmit të drejtorit të ekipit të futbollit Partizan, Milos Vazura. Atë kohë Stankovic ishte i shoqnuem nga Veljko Belivuk Velje dhe Darko Ristic Mede, që u përfshinë në nji sherr të ashpër para stadiumit. Prokuroria nuk e akuzoi Stankovicin për sulmin, edhe pse pamjet kallxojnë se ai ishte nji nga autorët. Simbas mediave të Beogradit, ai ishte lideri i tifozëve të Partizanit, ose njohun ndryshe “jeniçerët”.