Video: Tifozët e ekipit gjerman mbajnë pankarta me Bin Laden në stadium

Nji pankartë ka shkaktue polemika të mëdha mbasi asht shfaqë në nji ndeshje të Hansa Rostock dhe Aalen, të serisë së tretë gjermane.

Në ditën që përkonte me 15-vjetorin e përkujtimeve të sulmeve terroriste mbi kullat binjake të New York, në nji pankartë të mbajtun nga tifozët asht shfaqë figura e Osama Bin Laden, terroristit përgjegjës të atentateve.

Nuk asht hera e parë që tifozë të ekipit të Aalen, tradicionalisht ekstremistë të së djathtës, bajnë figurë të keqe.