Video: Vdes çiklisti iranian gjatë Lojnave Paraolimpike (Kujdes pamjet)

Tragjedi në Lojnat Paralimpike që po zhvillohen aktualisht në Rio De Janiero. Mbasditen e së Shtunës u nda nga jeta ciklisti iranian Bahman Golbarnezhad mbas nji aksidenti të randë me pasoja tragjike.

48-vjecari goditi keq kryet mbas nji rrximi në fund të xhiros së parë të garës së kronometrueme.

Arsyeja e aksidentit të randë ishte se rrota e bicikletës së Golbarnezhad hyni në nji kanal betoni tue detyrue ciklistin të humbasë kontrollin. Goditja në krye ishte aq e fortë saqë 48-vjecari nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra.

Lajmi për ndamjen nga jeta të Bahman Golbarnezhad u ba publik nga komiteti olimpik iranian.