Vjen lajmi i madh. Zyrtare: Champions League, ndryshime radikale

Institucioni ma i naltë i futbollit europian, UEFA sot ka vendosë zyrtarisht disa ndryshime radikale në Champions League.

Prej sezonit 2018-19 në katër ligat ma të mëdha të kontinentit europian, 4 ekipet që renditen të parat, kualifikohen automatikisht në fazën e grupeve të Champions Leagues tue shmangë në këtë mënyrë ‘play off’, shkruen ‘Goal’.

Trupi qeverisës i futbollit europian ka njoftue se në Champions League ka me ndryshue edhe mbledhja e të ardhunave financiare.