Vjen lëndimi i parë te Shqipnia

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Armir Abrashi, pësoi nji lëndim në shpatull mbas përplasjes me nji nga shokët e ekipit gjatë stërvitjes së sotme të kuqezijve.

Megjithatë, nuk ka asgja për me u shqetësue, mbasi simbas stafit mjekësor, “gladiatori” shqiptar nuk ka pësue nji lëndim serioz.

Mesfushori i Freiburg’ut nuk shfaqi dhimbje, megjithëse mjekët e kombëtares morën masa tue ia fashue shpatullën.