Vllaznit Xhaka takohen sërish kundër njani-tjetrit. Ky asht rrëfimi për Familjen Xhaka, prej burgut të Ragipit deri te Champions League

Granit Xhaka ka m’i mbush 24 vjeç nesër, por prindët dhe miqtë e tij kanë udhëtue në Londër për nji arsye tjetër. Ata janë në kryeqytetin britanik për të pa ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Baselit të Mërkurën.

Vëllau i tij i madh dhe shoku ma i mirë, Taulanti, nuk dka me qenë në Londër për të festue këtë ditëlindje dhe ka mundësi që dy vllaznit të mos e telefonojnë njani-tjetrin ditën e nesërme, për shkak se Taulanti dhe Graniti kanë me qenë të ndamë në dy tabore para takimit të randësishëm të Ligës së Kampionëve për ekipet e tyne.

“Ne luenim futboll së bashku mbas shkollës me shokët tanë, derisa terrohej. Graniti ishte sulmues në moshë të re; ai shënonte shumë golla. Unë luej në nji rol ma defenziv se ai i Granitit, dhe mund të mësoj nga ai pasimet nga distanca të largëta, e cila asht nji fuqi e tij”, thotë Taulanti në një intervistë me gazetën britanike “The Telegraph”.

Xhaka ma tej rrëfen përballjen ndaj vëllaut të tij të vogël në Kampionatin Europian që u zhvillue në Francë këtë vit.

xhakat-2-780x439

“Isha paksa i frigësuem, unë nuk doja ta lëndoja atë. Mirëpo në rrjedhojë të lojës ju vetëm qetësoheni dhe përqendroheni te loja”, rrëfen mesfushori i Baselit.

Prindët e tyne, Elmazja dhe Ragipi, mbërritën në Londër të Diellën. Taulanti thotë se ata e përkrahin Baselin me zemër, por që kishin me u lumtunue edhe nëse Arsenali i Granitit ka me mbizotnue në lojë.

Ragipi dhe Elmazja kanë jetue ma parë në Prishtinë, në nji kohë kur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Jugosllavinë e viteve 90’ po baheshin gjithnji e ma serioze. Ragipi kishte kalue tre vjet e gjysë në burg, mbasi herë mbas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist të kohës.

Kur ai u lëshue nga burgu, u nisë me familjen e tij me nji autobus dhe udhëtuen përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë veriore përpara se të vendoseshin në Basel, ku kishin lindë Taulanti dhe Graniti.

Taulanti thotë se i ka mungue prezenca e vëllaut të tij, që prej se u transferue te Arsenali.

“Na folim shpeshherë në telefon, por nji ditë përpara ndeshje nganjëhirë ndoshta jo sepse duhet të përqendrohemi te ndeshjet tona”, thotë 25-vjeçari që reprezenton Shqipninë.

Taluanti shpreson që ta takojë vëllaun e tij mbas ndeshjes, tue thanë se nji fitore e Baselit kishte me ba ma të lehtë nji gja të tillë.

“Mbas ndeshjes shpresoj që të takohemi me Granitin. Më duhet ta pyes trajnerin, por me shpresë që kemi me fitue ndeshjen dhe ai të jetë në disponim të mirë”, shprehet Taulanti.

I pyetun nga “The Telegraph” rreth situatës aktuale të Granitit te Arsenali, Taulant Xhaka shprehet i sigurt se vëllau i tij ka me fitue besimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger, amvarësisht konkurrencës së madhe në ekipin e “Topçijve”.

graniti-1