Vokrri e konfirmon lajmin për largimin e Bunjakit

Kreu i FFK’s, Fadil Vokrri ka konfirmue para mediave se trajneri Albert Bunjaki ka m’u largue nga posti i përzgjedhësit të Kosovës mbas dy ndeshjeve të radhës.

Ai largimin e Bunjakut e konfirmoi në konferencë për media, ku tha se e falënderon selektorin për punën e bame deri tash.

“Kemi ardh te vendimi që mbas dy ndeshjeve të radhës të kombëtares m’u nda rrugët”, deklaroi Vokrri.

Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon ndaj Ukrainës në Shkodër dhe ndaj Islandës.