Vokrri ‘godet’ De Biasin, qe për çka!

Fadil Vokrri e ka komentue ftesën e De Biasit për kosovarin, Liridon Latifi.

Ai ka theksuar se, kishte me qenë keq nësë kjo u ba për ta djegë mundësinë e tij që me luejt te Kosova.

“Mue më asht thanë edhe që Latifi ka nji kohë të gjatë në kampionatin shqiptar dhe nuk ka potencial për kombëtaren shqiptare, por asht ftue vetëm që mos të luej për Kosovën. Unë nuk e besoj dhe nuk due ta besoj, mbasi nëse asht ashtu, atëherë asht për të ardhë keq. Ndërsa, nëse vërtet asht ftue për potencialin e tij, të cilin unë mendoj se ai e ka, atëherë duhet përshëndetë.”/Sportali.net