Vokrri i përgjigjet babës së Granit Xhakës

vokrri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri i asht përgjigjë Ragip Xhakës, i cili kishte thanë se FFK të paktën duhet m’i kërkue falje Granitit dhe të tjerëve.

Vokrri tha se ai nuk ka çfarë t’i kërkojë falje, mbasi asnjiherë nuk kanë thanë asgja për të dhe kërkesa e tyne e vetme ka qenë për ata që dëshirojnë të luejnë për Kosovën, të bajnë kërkesë në FIFA.

Ai tha se ende i qëndron asaj që ata lojtarë që dëshirojnë të luejnë për Kosovën, duhet të bajnë kërkesë individuale.

“FFK asnjiherë nuk e ka quejtë tradhtar Granit Xhakën e as ndonji tjetër. Unë ende i qëndroj asaj që ata lojtarë që dëshirojnë të luejnë për Kosovën, duhet të bajnë kërkesë individuale në FIFA”, tha fillimisht Vokrri për Gazeta Express. “Unë as nz si FFK nuk kemi çfarë me i kërkue falje askujt. Ata lojtarë që kanë dashtë të luejnë për Kosovën kanë ba kërkesë dhe ajo kërkesë u asht pranue”.