Vokrri: Kemi me u interesue në FIFA për lojtarët tanë me kombëtaret e hueja

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri asht kthye nga Meksika me shumë optimizëm për të ardhmen e futbollistëve kosovarë, mbas pranimit në UEFA dhe në FIFA.

Në nji konferencë për mediet, Vokrri tha se në dy ditët e ardhshme ka me iu drejtue FIFA’s me kërkesë për skjarime rreth të drejtës së lojtarëve kosovarë, që aktualisht luejnë në kombëtare të hueja, për me ju mundësue kthimin në kombëtaren e Kosovës.

“Ekziston nji rrezik, nëse na nuk reagojmë apo nuk pyesim menjiherë FIFA’n mbas pranimit tonë, se si ka me qëndrue çashtja e lojtarëve tanë, atëherë ata mundet me sjell nji vendim, i cili nuk mundet me qenë i mirë për ne, sepse mundet me na thanë që ata kanë fillue me luejt në kampionatin europian. Na kemi me i parapri kësaj, kemi me i shkrue dhe me kërkue skjarim”, tha Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, FFK.

Vokrri ka folun edhe për ndeshjet e ekipeve kosovare në arenën ndërkombëtare, për të cilat, shpreson që nuk kanë me paraqit ndonji problem ligjor për nisjen e garave në të ardhmen e afërt.

“Për klubet ka me u mbajtë nji takim në vete, në takimin javor të komunitetit të UEFA’s. Neve na asht thanë se klubet kanë me luejt. Nuk shohim ndonji problem ligjor, e dimë edhe që nuk kanë me u licencue, mirëpo në takimin e radhës, Komuniteti Ekzekutiv ka me lajmërue ma shumë në këtë drejtim”, tha ma tej Fadil Vokrri.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës tha se, tani i mbetet institucioneve që me mbështetë ma shumë futbollin në infrastrukturë sportive.