Vokrri: Ky asht vendimi i Januzajt për Kosovën!

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ba të ditun se Adnan Januzaj ka refuzue përpjekjet e tyne për përfshimjen e tij në ekipin kombëtar të Kosovës.

“Jemi mundue ta kontaktojmë, ka qenë në pozitën ma të volitshme nga të gjithë yjet që kemi, ai ka zgjedhë nji rrugë tjetër, atë të heshtjes”, deklaroi Vokrri për “Zona B” në “Klan Kosova”.

“Na i dëshirojmë suksese atij”, u shpreh ai.