Vokrri: Po shkojmë n’Budapest, për me u kthye me lajme pozitive

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, shpreson se Kosova ka me pas shumicën e nevojshme për me u pranue në Federatën e Futbollit të Europës (UEFA).

Ai me këtë rast i ka falënderue te gjithe për mbështetjen qe ja kane dhane FFK, dhe pret lajme pozitive nga Budapesti.

“Faleminderit për mbështetje në vigjilje të udhëtimit tonë në Budapest, ku pritet me u mbajtë kongresi i radhës, ku Federata e Futbollit të Kosovës, asht në rend të ditës. Dhe, na me mundësitë tona nuk jemi ndal asnjiherë dhe gjithmonë kemi punue me mundësitë tona dhe kemi ardhe deri këtu.
Na shpresojmë që kemi me pas shumicën në Kongres dhe kështu, të hapim rrugë të reja…Ju falenderoj juve dhe Qeverinë dhe të gjitha institucionet, që keni qenë gjithmonë krah i fortë i Federatës së Futbollit. Na shpresojmë që me këtë udhëtim në Budapest dhe mbas kthimit, të kemi edhe ma shumë lajme pozitive”, tha ai.