Vokrri, takim special me ambasadoren kroate, mësone pse ai falenderon legjendat kroate Suker dhe Boban

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka takue sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.

Vokrri këtë takim e realizoi para ndeshjes Kosovë-Kroaci, që zhvillohet në Shkodër.

Ambasadorja uroi Vokrrin pë pranimin në FIFA dhe UEFA, ndërsa kreu i FFK’s ka folë edhe për numrin nji të futbollit kroat, Davor Suker.

“Vokrri e njoftoi ambasadoren edhe që tashma nji delegacion nga federate kroate e futbollit bashkë me zyrtarë të FFK’s kanë vizitue Shkodrën dhe hotelet ku ka me qenë e vendosun ekspedita kroate. Kryetari Vokrri ka falënderue shtetin kroat dhe Federatën e Futbollit të Kroacisë në veçanti kryetarin Davor Suker për mbështetjen që ka dhanë FFK’s para dhe mbas pranimit në UEFA dhe FIFA e sidomos duhet veçue ndihma e Zvonimir Bobanit në angazhimin e tij në FIFA që sa ma shpejt të shqyrtohen kërkesat e futbollistëve për tu ba pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Kryetari Vokrri e ftoi ambasadoren Kapitanovic në ndeshje dhe në darkën tradicionale të përbashkët ndërmjet krenave të FFK’s dhe atyne të federatës kroate”, thuhet në njoftimin e FFK’s”, thuhet mes tjerash në njoftim.