Votoni për Xherdan Shaqirin – prin për gollin ma të mirë t’Europianit!

Ka përfundue Euro 2016 me Portugalinë që u shpall kampione e Europës mbas triumfit 1:0 ndaj Francës.
Kampionati i zhvilluem në Francë dha spektakël të madh si nga ana e tifozëve, po ashtu edhe të lojtarëve në fushë, të cilët treguen aftësitë e tyne në këtë muej të futbollit.

UEFA ka publikue edhe listën përfundimtare të gollave ma të bukur të Europianit, e cila do të shpallet nga vota e fancave në faqen zyrtare të UEFA’s.

Nji nga kandidatët dhe favoriti kryesor për me fitue këtë çmim asht Xherdan Shaqiri, i cili shenoi nji goll të bukur kundër Polonisë në minutën e 82’të.

Tash Shaqiri asht tue i pri listës për gollin ma të mirë me 584 vota, tue lanë mbrapa rivalët e tij në këtë garë Gera i Hungarisë me gollin e shënuem në minutën e 19 ndaj Portugalisë, Robson-Kanu i Wellsit me gollin e shënuem ndaj Belgjikës në minutën e 55, Ronaldo me gollin e shënuem ndaj Wellsit në gjysëfinale në minutën e 50’të, si dhe golli i finales së mbramshme i yllit portugez Eder në minutën e 109 ndaj Francës.

Për me votuar duhet me klikue KETU dhe më pas klikoni mbi imazhin që mendoni se asht golli ma i mirë i Europianit, ndërsa më pas hapet nji dritare tjetër në të cilën mundeni me votue.