Vritet basketbollisti amerikan, ngatërroi derën e shpisë

Nji incident tragjik i ka kushtue me jetë basketbollistit, Bryce Dejean-Jones, i cili u qëllue për vdekje me armë zjarri në Dallas, mbasi kishte hy gabimisht në nji apartament. Ai doket se kishte mendue se ishte ai i partneres së vet. Personi që hapi zjarr i tha mandej policisë se, dikush kishte goditë derën e hymjes së tij në mes të natës dhe e kishte ngue pastaj të hynte mbrenda. I ndodhun mbrenda banesës, personi pretendon se ka thirrë, por nuk ka marrë asnji përgjigje dhe kur dera e dhomës së gjumit ku ndodhej asht hapë nga personi që ndodhej në anën tjetër, ai ka marrë armën dhe ka gjuejtë.

Dejean-Jones ka ra n’tokë dhe, edhe pse u transporte me shpejtësi në spital, nuk mujti me iu mbijetue plagëve të marruna. Skot Nikols, agjenti i basketbollistit të NBA’s, shpjegoi se 23-vjeçari ndodhej në Dallas për me pa të dashunën me rastin e 1-vjetorit të së bijës. Në apartamentin e ri të saj, ai kishte qenë vetëm nji herë, dhe kur asht rikthye, ka ngatërrue katin. Lojtari i “New Orleans Pelicans” konsiderohej nji i ri mjaft premtues.