Walcott largohet nga Arsenal, befason me ekipin e ri

Theo Walcott asht shumë pranë West Hamit.

Theo Walcott, në fund të këtij edicioni ka me u largue nga Arsenal, për me kalue te ekipi tjetër i Premierligës, West Ham.

The Sun shkruen se, Walcott nuk asht i kënaqun me pozitën e tij në Arsenal dhe dëshiron me provue nji ekip të ri.

Ai tashma ka vendosun për West Hamin, ekip i cili ka me pague 25 milionë euro për sherbimet e tij, pamvarësisht interesimit që kishte shprehun Chelsea.