Wenger arriti diçka të madhe me Arsenalin mbramë

Demolimi që ekipi i Arsenalit i bani Ludogoretsit me rezultat 6:0 në Champions League të Mërkurën, ishte fitorja e 100’të e Wenger në tana garat europiane si trajner i ekipit nga veriu i Londrës.

Francezi së fundi festoi edhe 20 vjetorin e tij si trajner i “Topxhijve” tue ja shtue kështu edhe këtë arritje fantastike të Mërkurën mbrama.

Dhe, si dhuratë për fitoren e 100’të, vjen kryesimi në Grupin A nga Arsenali me nji gollaverazh dokshëm ma të përmirësuem mbas triumfit gjashtë gollësh.