Wenger e injoron sërish Xhakën, por ky asht komenti i tij

Granit Xhaka sërish nuk ishte titullar për Arsenalin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Mesfushori u inkuadrue në lojë si rezervist në minutën e 71 në vend të Francois Coquelin, në barazimin 1:1 në Parc des Princes.

Dhe, mbas ndeshjes ai ka refuzue të komentojë vendimin e menaxherit Arsene Wenger.

“Barazim kundër PSG, një ndeshje plot pasion”, shkroi Xhaka në Instagram.