Wenger: Ka me pas ma shumë befasi si Leicesteri

Trajneri i Arsenalit, Aresene Wenger beson se mundet me pas edhe ndonji klub tjetër që mundet me e përsërit suksesn e Leicesterit, që u shpallë kampion i Anglisë.

“Hajde të kthehemi në fillim të sezonit, parashikimet ishin që Chelsea ishte favorit për kampion, ndërsa i dyti Manchester City. Nëse ndonji ekspert kishte me thanë se Leicester ka me u ba kampion, kishin me i thanë: Ndal me këtë punë dhe kqyr ban ndonji punë tjetër” thotë Wenger, transmeton Rrokum.TV

“West Ham dhe Tottenham janë dy ekipe që kanë potencial, ata po ndërtojnë stadiume të mira, që kanë me ju sjellë përfitime të shumta, sikurse Leicester që nuk asht nji klub i varfën”, shton Wenger.

“Në shumë pak vite, potenciali n’Angli ka me qenë ma i theksuem se kudo tjetër dhe ju keni me pa edhe ma shumë befasina”, përfundon trajneri i Arsenalit, Wenger. /Rrokum.TV