Wenger pyetet rreth spekulimeve që e lidhin me Anglinë, përgjigja e tij asht shumë interesante

Arsene Wenger ka pranue se asht i ngazëllyem nga spekulimet që e lidhin atë me punën e Anglisë, dhe nuk mohoi mundësinë se në t’ardhmen ai mund të drejtoj këtë Kombëtare.

Wenger gjendet naltë në listën e dëshirave për trajner të Federatës së Anglisë për të zavendësue Sam Allardyce, i cili u largue mbas skandalit të korrupcionit.

“Sigurisht që jam i ngazëllyem, por prioriteti im gjithmonë ka qenë ky ekip. Deri në fund të sezonit jam këtu dhe jam totalisht i fokusuem në këtë,” tha Wenger.