Wenger: Qe pse e humbëm titullin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka gjetë arsyen pse ekipi i tij dështoi me fitue titullin e Premier Leagues këtë sezon.

Simbas francezit, fajtori kryesor janë tifozët, për mosorganizimin e mirë të atmosferës në Emirates Stadium dhe ai thotë se tifozët duhet me i marrë shembull “homologët” e tyne te Liverpool.

“Ju po folni për Liverpool’in dhe atmosferën e krijueme nga tifozët e tyne. Ata janë nji shembull që duhet me ndjek. Une e kuptoj frustrimin e tifozëve. Por, pamvarësisht kësaj, ne kemi nevojë për mbështetje. Edhe na jemi të zhgënjyem, por duhet mos me u dorëzue”, u shpreh Wenger.