Xhaka-Arsenal, punë e kryeme

“Topçinjtë” kanë shtrue në tavolinën e Borussia Monchengladbach plot 43 milionë euro për yllin e mesfushës, Granit Xhaka. Marrëveshja mendohet me u arrit përpara se me fillue Euro 2016.

Simbas “Goal”, ylli zviceran kërkon që e ardhmja e tij me u kjartësue përpara se me fillue Europiani. Shefi i negociatave të Arsenal ka përgatitë nji kontratë tepër të majme për Xhakan, të cilën lojtari pritet me pranue.

Nëse Gladbach pranon ofertën, ka me qenë arkëtimi ma i madh i bamë ndonjiherë në historinë e ekipit.