Xhaka edhe zyrtarisht bahet lojtar i Arsenal

Zyrtare: Mefushori me origjinë kosovare, Granit Xhaka e ka kompletue transferimin e tij te ekipi i Arsenal’it.

Shuma e transferimit të tij nga Borussia Monchengladbach nuk asht ba e ditun, teksa ai ka nënshkrue kontratë afatgjate me gjigantin londinez.

Sigurisht që, ky lajm i ka gëzue tejmase tifozët e Arsenal’it dhe veçanarisht shqiptarët, të cilët tash do të kenë mundësi me pa edhe nji tjetër lojtar me origjinë nga shteti ynë në Premier League.