Xhaka ka nji dedikim të veçantë për familjen

Mesfushori i Zvicres me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka zbulue në rrjetet sociale këpucët e reja, të cilët ka me i veshë në takimin kundër Francës.

Në këto këpucë janë të shkrueme me ngjyrë të kuqe emnat e tanë familjarëve të tij.

“Familja ime do me thanë gjithçka për mue. Pamvarësisht asaj që kanë, gjithmonë më kanë ruejtë dhe mbështetë në çfarëdo që baj. Pa ata, nuk kisha me arritë ku jam tash. Familja, e para”, shkruen Xhaka në foto.