Xhaka kallxon qysh e ka bindë Wenger’i me shkue në Arsenal

Granit Xhaka ka zbulue se Arsene Wenger e ka bindë ate me ju bashkue Arsenal’it tue i premtue “parajsën” në Emirates Stadium.

23 vjeçari nga Prishtina u transferue te Arsenal për 45 milionë euro, ndërsa Xhaka thotë se Wenger luejti nji rol kyç në këtë transferim.

“Ishte mrekulli me folë me Wenger. Ai asht legjendë për mue dhe ai gjithnji ka qenë i tillë në sytë e mi. Ai më kallxoi në telefon se më do mue”, rrëfen Xhaka.

“Ai më tha me ardhë te Arsenal nëse due me shijue futbollin dhe ai më tha se ky ekip asht si parajsë”, tha Xhaka.