Xhaka si Pirlo

Ish mbrojtësi i Arsenal, Johan Djourou e ka krahasue përforcimin e ri Granit Xhaka me yllin e madh italian, Andrea Pirlo.

“Gunners” transferuen Xhaken nga Borussia Monchengladbach për 30 milionë funta.

Kurse, Djourou, tani futbollist i Hamburg në Gjermani, e krahasoi Xhaken me mesfushorin e New York City, Pirlo, që në kaluemen ka luejtë për Milanin dhe Juventusin.

“Graniti asht futbollist shumë i mirë me top”, ka deklarue Djourou për “Mirror”.

“Asht vështirë me përshkrue saktë, por them se ka diçka nga Pirlo”, përfundoi Djourou.