Xhaka vs Stankovic, qe çka shkruen mediumi serb

Granit Xhaka gjatë stërvitjeve të Arsenali, në nji aktivitet të organizuem nga ekipi londinez, ka provue me shënue goll të njajtë sikurse të Dejan Stankovic.

Stankovic sa ishte lojtar i Interit, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Schalkes, kishte shënue nji eurogoll nga mesi i fushës, tue e befasue Manuel Neuerin, tash portierin e Bayernit.

Xhaka mbas katër goditjeve arrin me shënue goll sikurse të Stankovicit.

Rreth kësaj sot kanë shkrue edhe mediet serbe.

Asht ‘B92’ që ka raportue rreth këtij aktiviteti tejet interesant te Arsenali, por kjo medie Granit Xhakës i referohet si zvicran, tue mos përmendë prejardhjen e tij nga Kosova.