Xherdan Shaqiri gëzon Kosovën

Ylli i Zvicres, Xherdan Shaqiri, ka lanë të hapun mundësinë që nji ditë me luejtë për Kombëtaren e Kosovës.
Pak ditë mbasi ai dhe Zvicra mposhtën Shqipninë në ndeshjen e parë të Euro 2016, mediat zvicrane raportojnë se Shaqiri nuk ka dhanë përgjigje definitive për të ardhmen e tij sa i përket kombëtareve.

Simbas “Bluewin” dhe “20min”, Shaqiri ka lanë gjithçka të hapun kur asht pyetë për të ardhmen e tij.

Kjo asht nji pjesë e intervistës e botueme në mediat zvicrane:

Gazetari: Granit Xhaka ka zgjedhë me luejtë gjithmonë për Zvicren, ndërsa Kosovës i asht lejue me luejtë ndeshje zyrtare. Asht koha që me marrë nji qëndrim të qartë nga ju?

Shaqiri: Po ua kthej me pyetje: Si kishit me u përgjigjë ju nëse trajneri i Kosovës ju thirrë dhe ju thotë se ju jeni kapiteni i ardhshëm i Kosovës?

Gazetari: Pra, çashtja mbetet e hapun?

Shaqiri: Nuk kam marrë nji thirrje të tillë. Ende nuk kam vendosë asgja. Jam i përqëndruem në Euro. Jam tue e veshë fanellën e Zvicrës. Ka me dhanë gjithçka për ekipin e Zvicrës, siç kam ba gjithmonë. Nuk kam çfarë me ba ma shumë, apo jo?.