Xherdan Shaqiri then heshtjen: Zemra ime asht me Zvicren

Xherdan Shaqiri e ka thye heshtjen mbas pranimit të Kosovës në FIFA.

Futbollisti kosovar që luen për Zvicren asht pyet për vendimin e së ardhmes se cilin shtet do ta përfaqësojë.

Shaqa ka thanë se ai ka me dhanë gjithçka për Zvicren.

“Unë kam qenë shumë i lumtun që Kosova asht pranu tash edhe në FIFA. Por zemra ime asht në Zvicër, unë do të luej për Zvicrën dhe jap gjithçka për këtë fanellë. Nuk ka asgja të vërtetë për thashëthemet mediatike për t’ardhmen time. Jam i zemeruem me Federatën e Futbollit të Zvicres mbasi që askush nuk më ka kontaktue. Mendoj se kjo ishte e çuditshme, sidomos pas asaj që flitej në media” ka thanë Shaqiri.