Xhudistja Nora Gjakova e lëndueme, por nuk dorëzohet

Trajneri Driton Kuka, në nji intervistë për televizionin publik, ka thanë se janë të shqetësuem për lëndimin e Nora Gjakovës, e cila ka probleme me miniskusin.

“Nora ka pasë fat jashtëzakonisht të madh në short, por lëndimi na ban pak nervozë për arsye se ajo nuk asht në 100 përqindshin e saj. Sidoqoftë, shpresoj se në kryet e saj ka me qenë nji ndryshim pozitiv rreth këtij lëndimi dhe ajo ka me tejkalue vetveten, sepse realisht kundërshtaret që i ka në grup nuk janë në nivelin e saj”, tha Kuka.

“Kolumbianen Amaris Yadinis e ka mposhtë në të kaluemen shumë lehtë. Mandej në luftën e dytë duhet me u takue me rumunen Corina Caprioriu, të cilën e ka mposhtë në Lojnat Europiane në çerekfinale në Baku”, shtoi Kuka.