Yjet e Kosovës, Januzaj e Rashica në nji ekip!

Igli Tare vazhdon me synue transferimin e futbollistëve shqiptarë te Lazio.

Drejtori sportiv i ekipit italian, asht në kërkim të dy talentëve kosovarë.

Simbas mediave shqiptare, Tare synon Adnan Januzajn dhe Milot Rashicën, të cilët munden me u largue nga ekipet e tyne në këtë afat kalimtar.

Transferimi i Januzajt doket ma i lehtë mbasi që ai ka konfirmue se ka me u largue nga “Old Trafford”, ndërsa mbetet të shihet nëse Vitesse ka me kërkue shifra të nalta për Rashicën, i cili ka shpërthye me talentin e tij.