Ylli i Atleticos drejt Chelseas

Antoine Griezmanni i ka ba për vete klubet ma t’rëndësishme europiane dhe nji prej tyne asht edhe Chelsea.

Simbas tabloidit “Daily Mirror”, padroni i klubit londinez, Roman Abramovic, asht gati me ba nji çmendi për me prue në “Stamford Bridge” sulmusin e Atletico Madrid.

Gjithnji simbas “Daily Mirror”, magnati rus asht gati me pague klauzolën për zgjidhjen e kontratës së Griezmann prej 80 milionë eurosh.

Ajo që vlen me u theksue asht se kartoni i Diego Costas nuk ka me u përfshi në këtë operacion pazari të “Bluve të Londrës”.